Metamorfozis me mbështetje për protestën e gazetarëve kundër vendimit gjyqësor për IRL: Vendimi i rrezikon lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave

16.11.2023

Në Fokus

Fondacioni Metamorfozis e mbështetë protestën e gazetarëve që duhet të mbahet nesër, 17.11.2023, përpara Gjykatës Civile Shkup për shkak të vendimit gjyqësor kundër kryeredaktores së Laboratorit të Raportimit Hulumtues (IRL), Sashka Cvetkovska dhe Shoqatës Qytetare IRL në rastin me padinë për shpifje të Koço Angjushevit dhe kompanisë Brako.

Metamorfozis e vlerëson vendimin gjyqësor si precedent të rrezikshëm, veçanërisht në pjesën ku gjykata lëshohet në vlerësim nëse IRL dhe gazetarët e kësaj redaksie janë ose jo gazetarë dhe nëse storjen e tyre hulumtuese “Konspiracion kundër ajrit”, kanë guxuar ta tregojnë në opinion ose vetëm përpara anëtarëve të Shoqatës Qytetare, që njëkohësisht është dhe botues i IRL-së. Me këtë vendim, Gjykata vendos praktikë, sipas të cilës mund të paraqiten pasoja serioze pasi që çon në kufizimin e punës së shoqatave dhe fondacioneve, të rregulluara me nenin 14 të Ligjit për Shoqata dhe Fondacione ku është e rregulluar se “organizatat munden lirshëm t’i tregojnë dhe promovojnë qëndrimet dhe mendimet e tyre për çështjet në interes të tyre, të ngritin iniciativa dhe të marrin pjesë në ndërtimin e mendimit publik dhe krijimin e politikave”. Nga ana tjetër, çon deri në kufizimin e punës së gazetarëve, gjegjësisht deri në kufizimin e lirisë së shprehjes, i cili kufizim, në një shoqëri demokratike, mund të zbatohet vetëm si masë e fundit e mundshme, gjatë së cilës patjetër duhet që të shmanget çfarëdolloj censure dhe dekurajim i gazetarëve dhe qytetarëve që të lëshohen në kritika ndaj pushtetit shtetëror.

Si botues i tri mediave (Meta, Vërtetëmatës, Portalb) të cilët punojnë në avancimin e lirisë së shprehjes, gazetarisë profesionale, mbrojtje të interesit publik, luftës kundër dezinformatave, Metamorfozis në tërësi pajtohet me qëndrimin e përbashkët të SHGM-së dhe SPGM-së në thirrjen për protestën e nesërme.

Ta ngrisim zërin kundër praktikës gjyqësore të vendosur me aktgjykimin kundër Laboratorit të Raportimit Hulumtues me të cilën gjykata i ka caktuar vetes rolin që të caktojë kush guxon, e kush nuk guxon të jetë gazetar. Gjykata nuk ka të drejtë të caktojë cilat media online dhe shoqata qytetare guxojnë të merren me gazetari.

Përveç kësaj, rikujtojmë në faktin se IRL hulumtimin e ka transmetuar edhe në servisin publik RTM, por edhe faktin se të gjitha shoqatat relevante mediatike dhe asociacionet esnafe kanë vlerësuar se me këtë vendim të gjykatës:

Vendoset precedent i rrezikshëm deri tani i paparë, që gjykata dhe institucionet shtetërore të caktojnë se çfarë është medium, kush është gazetar dhe kush guxon të merret me veprimtari gazetareske.

Sipas Metamorfozis, në këtë mënyrë, përveç që në rrezik potencial janë shumë vende pune të gazetarëve dhe fatet e shumë mediave, në rrezik më të madh është mbrojtja e interesit publik për shkak të rolit kontrollues që e kanë mediat dhe gazetarët në çdo shoqëri demokratike.

 

Ndaje:

mediumski-item-img-1.png

THIRRJE TË HAPUR për shprehjen e interesit për anëtarësim të përfaqësuesve nga organizatat e interesuara të shoqërisë civile në Këshillin për Koordinimin dhe Monitorimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2024-2026

Thirrja e hapur duhet të mundësojë paraqitjen e 8 (tetë) përfaqësuesve nga organizatat e interesuara të shoqërisë civile që i ndajnë vlerat e Partneritetit për Qeverisje të Hapur dhe angazhohen për pjesëmarrje, hapje dhe llogaridhënie më të madhe të autoriteteve dhe i zbatojnë ato parime në punën e tyre, për pjesëmarrjen e tyre në Këshillin […]

mediumski-item-img-1.png

Shpallje për punësimin e udhëheqësit/es së projekteve

Informata themelore Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – “Metamorfozis”, përmes programit të tij “Mediat për Demokraci”, pranon se një shoqëri e informuar është thelbësore për të garantuar llogaridhënie si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Aktivitetet që “Metamorfozis” i realizon në kuadër të këtij programi synojnë të krijojnë një mjedis në të cilin […]

mediumski-item-img-1.png

Indeksi i hapjes: Është duke u zhvilluar rrethi i tetë i matjeve të hapjes së autoriteteve të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ

Rrjeti ACTION SEE – Rrjeti për Përgjegjësi, Teknologji dhe Hapje të Institucioneve në Evropën Juglindore me mbështetjen e Fondit Kombëtar për Demokraci (NDI) përmes projektit Përdorimi i Mediave të Reja për të Promovuar Transparencën e Qeverisë (Using New Media to Promote Government Transparency), filloi rrethi i tetë e matjeve të hapjes së autoriteteve të pushtetit […]