nav-left cat-right
cat-right


Regjistrimi i depove

Një mënyrë e mirë për ta bërë publike depon tuaj është ta regjistroni në direktoriumin e depove si që janë OpenDOAR dhe ROAR.


Përfitimet e depos suaj nga ky regjistrim janë:

  • Sigurohet ekspozim i depos suaj: edhe menaxherët e depove tjera le të jenë të vetëdijshëm për këtë
  • Rriteni shikueshmërinë e përmbajtjes suaj që të mund të jetë e dobishme, e cituar dhe të vendosen lidhje(link) afër saj
  • Shfrytëzoni statistikë që regjistrat si ROAR mund ta sigurojnë për ju
  • Lejoni që detalet e depos të përfshihen në faqe të cilat i shfrytëzojnë të dhënat e këtyre regjistrave, si që është Repository66 kombinim i hartave
  • Disa shërbime tjera për indeksim dhe kërkim do ti shfrytëzojnë regjistrat si burim të depove të cilat pastaj ata do ti korrin dhe do tua ekspozojnë


Disa faqe në të cilat mund të regjistroheni:

  • DSpaceInstances – Kjo faqe është në DSpace wiki, dhe i shënon depot që punojnë më DSpace softuerin. Që ta shtoni DSpace depon tuaj, shtypni në pullën “Edit” në seksionin adekuat alfabetik për rregullimin e faqes, pastaj kopjo formatin në shtesat fqinje.
  • ИОАster – Shërbim për kërkim të resurseve digjitale që janë në përputhshmëri me IAH, jo vetëm depo me qasje të hapur. Mbledh meta të dhëna për përmbajtjen e këtyre resurseve duke shfrytëzuar IAH-PMM. Listën e kontribuuesve me të dhëna të IAH e shfrytëzon Google Scholar për kontroll të korrjes – mbledhjes nëpër depo me qasje të hapur.
  • openarchives.org – Ky regjistër i IAH me bazë URL është i postuar nga Iniciativa për Arkiva të Hapura. Një ndër përparësitë e regjistrimit është aj se funksionaliteti i IAH suaj automatikisht vlerësohet.
  • OpenDOAR – Drejtoria e depove me qasje të hapur – OpenDOAR është drejtoria botërore me kualitet të kontrolluar të depove akademike me qasje të hapur i cili mirëmbahet nga SHERPA, Universiteti i Notingemit. Ka kritere të rrepta për kyçje, dhe kushtet kryesore janë se depoja patjetër të përmbaj punime me tekst të plotë dhe të jetë në dispozicion pa pasur nevojë për emër shfrytëzuesi dhe fjalëkalim. Çdo depo vizitohet prej personelit të OpenDOAR për nevojat e indeksimit, më shumë se sa të bazohen në analizat automatike. OpenDOAR mundëson të kërkoni depo dhe të kërkoni përmbajtje në depo. Të dhënat e OpenDOAR shfrytëzohen për kontrollin e mbledhjes nga ana e INTUTE Kërkim i depos dhe shërbime tjera për kërkim.
  • ROAR – Regjistër deposh me qasje të hapur- Ky regjistër botëror udhëhiqet nga ana e Universitetit të Sauthemptonit. Anë të fortë ka statistikat për rritjen e depove individuale të cilat mblidhen globalisht. Ato mblidhen duke shfrytëzuar IAH-PMM. Shërbime tjera ka statistikat për formatet dhe dokumentet dhe ROARMAP – baza e të dhënave për rregullat për arkivim me qasje të hapur të institucioneve dhe financuesve.
  • Share @ Ping.mk